Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u pa sot duke kaluar përmes turmës së qytetarëve të mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për të protestuar kundër qeverisjes. Prania e tij në sheshin para Kryeministrisë shënon një zhvillim të veçantë për këtë tubim, i cili është i gjashti me radhë që nga fillimi i protestave të dielën.
Silvio Gonzato u filmua teksa ecte mes protestuesve, i veshur me veshje sportive dhe pa shoqërim zyrtar. Deri në këto momente, nuk ka një sqarim nëse prania e diplomatit në zonën e protestës ka qenë një rastësi gjatë lëvizjes së tij, apo një përpjekje për të vëzhguar nga afër zhvillimet në tubim. Qytetarët, të cilët janë grumbulluar në numër të madh, kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qeverisjes dhe politikës së vjetër gjatë ditëve të fundit.