Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) pritet të mbajë sot, më 29 janar 2026, një konferencë për media në lidhje me menaxhimin e vërshimeve.
Gjatë konferencës do të paraqiten të dhëna mbi situatën aktuale të vërshimeve dhe veprimet e ndërmarra për menaxhimin e tyre. Do të flitet për angazhimin në terren, bashkërendimin me institucionet e tjera, si dhe për rekomandimet që u drejtohen qytetarëve për përballimin e situatave emergjente.
Takimi me media do të mbahet në selinë qendrore të AME-së në Hajvali.