Faqja e specializuar për statistika sportive, Sofascore, ka publikuar formacionin më të mirë të javës së parë të sezonit të ri në Serie A, duke u bazuar në notat e futbollistëve. Në këtë listë është përfshirë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili u vlerësua me notën 8.2 për performancën e tij në qendër të mbrojtjes.
Sipas raportimeve, formacioni ideal i kësaj jave përbëhet nga këta lojtarë:
• Portier: Wladimiro Falcone (Lecce), me notën 9.9.
• Mbrojtës: Hassane Kamara, Amir Rrahmani, Gleison Bremer (Juventus) dhe Yann Bisseck.
• Mesfushorë: Davide Frattesi (Lazio), Gianluca Busio (Venezia) dhe Bryan Cristante (Roma).
• Sulmues: Giacomo Raspadori (Atalanta), Paulo Dybala (Roma) dhe Donyell Malen (Roma).
Lojtari i Romës, Donyell Malen, është vlerësuar me notën maksimale 10.0, pas het-trikut të realizuar. Përveç vlerësimit statistikor, Epoka e Re raporton se Amir Rrahmani ishte vendimtar në fitoren 2:0 të Napolit kundër Genoas, ku golat u shënuan nga Kevin de Bruyne dhe Antonio Vergara.