Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe kapiteni i saj, pritet të rikthehet në fushë për ndeshjen e Napoli-s ndaj Fiorentinës në Serie A. Ndeshja zhvillohet të shtunën në orën 18:00, në kuadër të xhiros së 23-të të kampionatit italian.
Sipas mediave italiane, Rrahmani ka shënuar përparim në rikuperim nga lëndimi muskulor të cilin e pësoi më 17 janar gjatë duelit ndaj Sassuolo-s. Për shkak të këtij dëmtimi, ai mungoi në dy ndeshjet e fundit: ndaj Copenhagen-it në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Juventus-it në Serie A.
Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e së mërkurës ndaj Chelseas në Champions League, ku trajneri Antonio Conte ende nuk mund të llogaritet me të. Gjatë pjesës së parë të sezonit, lojtari kishte munguar gjithashtu në disa ndeshje për arsye fizike.
Deri tani, 31-vjeçari ka 19 paraqitje dhe 1 gol në të gjitha garat. Rikthimi i tij vjen në një moment kur Napoli përballet me shumë lëndime në repartet kryesore, duke e bërë praninë e tij një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen.
Përditësime
Antonio Conte deklaroi para ndeshjes ndaj Chelsea: «Luajmë për gjithçka, nuk mendoj për eliminimin nga Champions».