Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit më 9 shkurt për një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costën. Takimi zhvillohet në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe vjen në një moment kyç për integrimin europian të vendit.
Në fokus të bisedimeve do të jetë plotësimi i kushteve nga ana e Shqipërisë për nisjen e fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave. Sipas burimeve, shtetet anëtare, veçanërisht Gjermania, kërkojnë që politika të mos pengojë drejtësinë.
Agjenda e kryeministrit Rama përfshin një darkë pune me Costën pasditen e së hënës. Për ditët 9-10 shkurt nuk përjashtohet mundësia e një takimi me Drejtorin për Negociatat në Komisionin Europian, Gert Jan Koopman.