Federata e Futbollit e Katarit ka anuluar ndeshjen e Finalissima-s mes përfaqësueseve të Argjentinës dhe Spanjës, të planifikuar për 27 mars në Doha.
Kjo erdhi për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme. Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit rezultoi me vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei dhe njerëzve të tij të afërt. Pas kësaj, Irani u kundërsulmua duke sulmuar disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.
Autoritetet sportive të Katarit ndërprenë të gjitha kompeticionet që zhvilloheshin në vend. Ndeshja Finalissima, dueli i pritshëm mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, mbetet pa datë të re.