UEFA ka sqaruar situatën në lidhje me Finalissimën mes Argjentinës dhe Spanjës, të parashikuar për t’u luajtur më 27 marsin në Doha të Katarit.
Ndeshja vë përballë kampionen e UEFA EURO 2024, Spanjën, dhe kampionen e Copa América 2024, Argjentinën, e cila mban gjithashtu titullin e kampiones së botës dhe të fitueses së edicionit të fundit të këtij turneu. Në vitin 2022, Argjentina kishte mundur Italinë me rezultat 3-0 në Wembley.
Spekulimet për spostimin e ndeshjes u ngritën për shkak të situatës së tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme. UEFA konfirmon se është në dijeni të këtyre zërave dhe po bisedon me organizatorët lokalë, të cilët po bëjnë përpjekje për zhvillimin normal të sfidës.
Sipas deklaratës për Sky dhe media të tjera, një vendim përfundimtar pritet drejt fundit të javës së ardhshme. Për momentin, nuk janë marrë në konsideratë stadiume alternative jashtë Dohës. UEFA ka theksuar se nuk do të japë komente të tjera deri në marrjen e këtij vendimi.
Ndërkaq, media spanjolle raportojnë se federatat dhe organizatorët po shqyrtojnë alternativa konkrete, si Miami për terren neutral, apo kryeqytete evropiane si London, Madrid, Romë dhe Paris, të cilat posedojnë infrastrukturë të përshtatshme.
Përditësime
Federata e Futbollit të Katarit ka pezulluar zyrtarisht të gjitha eventet sportive për shkak të konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit.
- Opsioni i stadiumit Lusail ka rënë pothuajse plotësisht.
- CONMEBOL u përfshi në bisedimet me UEFA ditën e enjte.
- Miami dhe Londra janë alternativat më të forta.