Arman Durmishi shënoi gol në ndeshjen e fundit të Juventusit U-20 kundër Lacios U-20 në kampionatin Primavera. Ndeshja u zhvillua në transfertë dhe përfundoi më 14 mars 2026.
Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Kombëtaren U-19, po kalon një formë të mirë këtë sezon. Ai ka shënuar 11 gola në total me më pak se 1300 minuta të luajtura, duke u renditur si golashënuesi kryesor i ekipit. Në kampionatin Shpresat të Serisë A, Durmishi shënon një gol çdo 83 minuta, duke zënë vendin e dytë në klasifikim, një minutë prapa liderit Matias Mankuzos.
Juventusi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028. Klubi kishte paguar 800 000 euro ekipit slloven Koper për ta transferuar kur Durmishi ishte 16 vjeç, ndërsa vlera e tij aktuale arrin 1 milion euro. Në sezonin e parë te U-17, ai shënoi 15 gola në 22 ndeshje.
17-vjeçari lindi në Koper të Sllovenisë, por zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë. Ai ka luajtur me kuqezinjtë në Europianin U-17. Me shtatlartësi gati 1.90 metra, Durmishi dallohet për aftësinë me topin në këmbë.