Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së hënës 125-vjetorin e themelimit të saj.
Në Mbrëmjen Gala, të organizuar nga MLSZ, mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai u shoqërua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Mes personaliteteve të shumta të futbollit europian dhe botëror të pranishëm ishin Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, dhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Armand Duka i shprehu urimet më të përzemërta homologut të tij, Presidentit të Federatës Hungareze, Sándor Csányi, për këtë jubile të rëndësishëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka e uroi edhe një herë Federatën Hungareze të Futbollit, duke theksuar rolin e saj të veçantë në zhvillimin e futbollit: «Që prej vitit 1901, një shembull i përkushtimit dhe shërbimit ndaj lojës së futbollit. Gëzuar 125-vjetorin e Federatës Hungareze të Futbollit, një nga federatat më të vjetra në botë!».