Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor Catch 6, ku ka arrestuar gjashtë shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë kryer kontrolle në terren dhe janë mbështetur në informacione operative për kapjen e tyre.
Të arrestuarit janë:
- K. M., 32 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burgim për "Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve"; i kishte mbetur 1 vit, 9 muaj e 20 ditë për të vuajtur. Kapur nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni për Kërkimin.
- M. N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për "Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Kapur nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 4.
- E. K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim për "Përndjekjen". Kapur nga të njëjtët specialistë në bashkëpunim me Seksionin për Kërkimin.
- L. H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burgim për "Vjedhjen" e mbetur në tentativë. Kapur nga Specialistët në Komisariatin Nr. 7.
- Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për "Vjedhjen" të kryer në bashkëpunim. Kapur nga të njëjtët specialistë.
- G. K., 22 vjeç, i kërkuar për "Vjedhjen" e mbetur në tentativë dhe "Shkatërrimin e rrjetit elektrik". Kapur nga Specialistët në Komisariatin Nr. 5 dhe i dorëzuar DVP Dibër.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e veprimeve ligjore.