Hetuesit e stacionit policor të Obiliqit kanë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje të rënda. Tre prej tyre janë të mitur.
Të arrestuarit dyshohen se janë përfshirë në së paku tri raste vjedhjeve të rënda, të kryera gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetuesit e stacionit të Obiliqit janë në koordinim me stacionet policore të të gjitha regjioneve, pasi dyshohet se të njëjtit persona mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.