Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar. Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale "Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar", në lidhje me "Mashtrimin" dhe "Hyrjen në sistemet kompjuterike", sipas nenit 327, paragrafi 2 të KPRK-së.
Sipas hetimeve, të zhvilluara në koordinim me Policinë e Kosovës dhe me element ndërkombëtar, të dyshuarit që nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash. Dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.
Gjatë zbatimit të urdhërit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro.
Përditësime
Epoka e Re raporton se, gjatë zbatimit të urdhërit të kontrollit, policia sekuestroi edhe një veturë.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Prishtinë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.