Policia në Mitrovicën e Jugut arrestoi tre persona të dyshuar për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së 4 shkurtit 2026, në orët e para, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë. Njësi të Stacionit Policor Jugu bashkëpunuan me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN).
Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme 40.84 gram.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u caktua masa e ndalimit policor. Hetimet vazhdojnë nga njësia përkatëse e DHTN-së.