Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë kanë ndaluar shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur më parë në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 24 janar 2026, në një subjekt tregtar në rrugën "Egnatia" në Tiranë. 24-vjeçari dyshohet se bleu karburant duke përdorur dy kartëmonedha me prerje 100 dollarë amerikanë, të dyshuara si falsifikuara. Kartëmonedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet rezultoi se E. K. ishte në kërkim edhe nga Policia e Vlorës, për dy raste të tjera të së njëjtës veprimtari kriminale, të kryera gjatë muajit janar 2026.
Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të mundshme të tjera në këtë fushë, në të cilat dyshohet se mund të jetë përfshirë 24-vjeçari.