Një 25-vjeçar me iniciale G. B., banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, Shkodër. Arrestimi ndodhi në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrolleve për parandalimin e krimeve kufitare.
Policia dyshoi se i riu drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".