Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetas shqiptar 48-vjeçar në qytetin e Calcinatos në Itali, në kuadër të një operacioni të Karabinierëve kundër trafikut të lëndëve narkotike.
I dyshuari, i njohur për forcat e rendit për precedentë penalë në lidhje me narkotiku, dyshohet se kryente aktivitetin e paligjshëm pas përfundimit të punës së tij ditëna. Ai ishte nën vëzhgim për një kohë të gjatë, pas çka policia kreu një kontroll të synuar në banesën e tij.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 100 gramë kokainë, 5 gramë hashash si dhe municione: 10 fishekë kalibri .22 dhe 26 fishekë kalibri .9. Këto gjetje konfirmuan dyshimet e hetuesve për aktivitet të paligjshëm rreth banesës.
Pas arrestimit, i dyshuari u paraqit para gjyqtarit, i cili vendosi masën e sigurisë arrest shtëpiak. Ai lejohet të dalë nga banesa vetëm për të shkuar në punë. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për datën 8 prill.