Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar. Ngjarja ndodhi më 14 shkurt 2026, rreth orës 17:15, në Gllogoc.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte kërkuar trajtim mjekësor pas një rasti dhune në familje. Gjatë procedurës mjekësore në institucionin shëndetësor, ai sulmoi fizikisht mjeken kujdestare, viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari u ndalua dhe u dërgua në mbajtje. Rasti po trajtohet në procedurë hetimore për sqarimin e të gjitha rrethanave.
"Gllogoc / 14.02.2026 – 17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një rast dhune në familje kishte kërkuar trajtimi mjekësor dhe gjatë trajtimit mjekësor ka sulmuar fizikisht doktorin, viktimën f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore", thuhet në njoftimin policor.