Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin e një mashkulli kosovar në Malishevë, i cili kishte ushtruar detyrën e kryesuesit të komisionit për numërim të votave të kandidatëve për deputetë gjatë procesit zgjedhor.
Ngjarja lidhet me dyshime për falsifikim të rezultatit të votimit. Sipas raportit 24-orësh policor, rasti u regjistrua më 23 janar 2026 rreth orës 08:30 në Malishevë, ndërsa arrestimi u krye më 22 shkurt 2026.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje. Raporti policor citon: "Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje".
Rasti prek zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.