Policia e Kosovës arrestoi të enjten kryesuesin e një qendreje votimi në Deçan, pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetimet lidhur me procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Ngjarja lidhet me një dallim të madh të votave në atë qendër, pas rishikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. I arrestuari dyshohet për veprën penale "Falsifikim i rezultateve të votimeve".
Ky nuk është arrestimi i vetëm. Nga nesër priten masa të ngjashme ndaj personave të tjerë në rajonin e Pejës, midis të cilëve ka edhe zyrtarë të lartë institucionalë.
Gjatë ditës së enjte u intervistuan 30 persona, siç ndodhi edhe një ditë më parë. Përgjegjësi më të madhe penale, që çon edhe në prangosje, parashikohen për rastet në qendrat me diferenca të mëdha votash, ndërsa të tjerët pritet të lirohen në procedurë të rregullt, si në komunat e tjera.
Përditësime
- Policia arrestoi dhe e ndaloi për 48 orë Manjolla Shalën, shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, si kryesuese të një qendre votimi në Deçan.
- Konfirmua arrestimi i një kryesueseje tjetër në Deçan.