Autoritetet kolumbiane kanë prangosur Javier Macias, i cili kërkohej për vrasje, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Lajmi u njoftua nga ministri i Brendshëm i Kolumbisë, John Reberg, i cili deklaroi se operacioni është rezultat i një bashkëpunimi me Ekuadorin. Sipas të dhënave zyrtare, Javier Macias fshihej në Kolumbi duke përdorur një identitet të rremë, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol.
Ky arrestim konsiderohet një goditje ndaj grupit kriminal Los Choneros, i cili është cilësuar nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste dhe që dyshohet se ka lidhje me kartelin meksikan Sinaloa.
Vëllai i tij, Adolfo “Fito” Macias, u ekstradua në SHBA në korrik të vitit 2025, pasi u kap pas arratisjes nga burgu në Ekuador gjatë vitit 2024. Ky proces ekstradimi ishte i pari pas referendumit të mbështetur nga presidenti ekuadorian Daniel Noboa. Aktualisht, Adolfo Macias po përballet me drejtësinë në Nju Jork për shtatë vepra penale, përfshirë trafikun e drogës dhe armëve, ku rrezikon dënime që variojnë nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.
Përditësime
Autoritetet kanë identifikuar të arrestuarin si Ronald Javier Macías Villamar. Operacioni, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Inteligjencës (CNI), u zhvillua të martën, më 16 qershor 2026.