Altin Shehu, 34 vjeç, banues në Domje të Tiranës, u arrestua në kryeqytet më 13 shkurt 2026, si rezultat i operacionit policor Operacionalja 81.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale lokalizuan dhe ndaluan 34-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester. Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg më 15 janar 2026, për veprën penale vrasje, sipas legjislacionit penal britanik.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet britanike për procedurat e ekstradimit. Operacioni u zhvillua në vijim të punës gjurmuese për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Sipas një burimi, Shehu akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e shtetasit letonez Vladimis Perminovs, 33 vjeç, ngjarje e ndodhur më 12 gusht 2025 në Augustine Road, Gravesend. Viktima ndërroi jetë një ditë më pas, pas një konflikti ku u godit me thikë.
Përditësime
Policia ka arrestuar tre të tjerë të akuzuar për vrasje: letonezen Erika Korska, shqiptarin Shahim Bulica dhe Baljinder Bhamra, i cili ndihmoi Bulicën. Perminovs specifikohet si shofer letonez.