Një shtetas kosovar është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit. Arrestimi ka ndodhur më datën 1 shtator 2026, rreth orës 09:50, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Hyrje në sistemet kompjuterike".
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet se ka hapur profile false në rrjete sociale në emër të një viktime femër. Pas kryerjes së procedurave të intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e mbajtjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar.