Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas mashkull të Turqisë në Lipjan, për veprën penale të shpërndarjes së materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Ngjarja ndodhi më 11 mars 2026, rreth orës 13:20. I dyshuari dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale të tilla.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.