Artan Grubi u transferua në burgun e Shuto Orizarit pas ndalimit në pikën kufitare të Bllacës këtë mëngjes, pasi vendosi të kthehej në vend.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e konfirmoi transferimin për "TV24". Grubi u transferua në njësinë e paraburgimit për shkak të dënimit me 30 ditë paraburgim të shqiptuar në mungesë, ndërsa ishte në arrati.
Prokuroria Publike në Shkup thotë se do të njoftojë shtesë për vazhdimësinë e procedurës, përfshirë paraqitjen e tij para prokurorit publik.
Grubi dyshohet për përvetësim të pasurisë në Lotarinë Shtetërore për blerjen e aparateve VLT, së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajramin.