Një automjet është përmbysur sot në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ka dalë jashtë korsisë së lëvizjes dhe automjeti është përmbysur në anë të rrugës. Fatmirësisht, nuk raportohen viktima, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmente me kthesa dhe pranë urave, ku rreziku i aksidenteve është më i lartë.