Bajern Mynih do të luajë pa portierin Manuel Nojer në ndeshjen e mesjavës të Ligës së Kampioneve kundër Atalantës.
39-vjeçari pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së premtes kundër Borussia Mönchengladbach, të fituar me rezultatin 4-1 nga skuadra bavareze. Pavarësisht se kishte njoftuar stafin mjekësor, Nojer zgjodhi të vazhdojë në fushë deri në fund të duelit.
Kontrollet e kryera sot konfirmuan problemin muskulor, që do ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën një javë. Sipas gazetës gjermane Bild, kjo siguron mungesën e tij në sfidën e parë kundër italianëve.
Klubi synon ta rikuperojë Nojerin për ndeshjen e dytë kundër Atalantës, duke shmangur rrezikun në duelat vendimtare të sezonit.