Manuel Neuer, portier i Bayern Munich, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në kombëtaren gjermane. Kjo vjen pas dëmtimit të fundit të Marc-André ter Stegen, që ka rindezur spekulimet për një rikthim të tij.
Neuer foli pozitivisht për Oliver Baumann, portierin aktual numër një të Gjermanisë. “Po e bën shumë mirë punën e tij. Po zhvillon paraqitje shumë të mira. Dhe unë i mbaj gishtat e kryqëzuar për të. I uroj gjithë të mirat”, tha ai.
Sa i përket Ter Stegen, rival i tij i vjetër në kombëtare, Neuer e cilësoi situatën si të vështirë. “Kjo është padyshim shumë e vështirë”, u shpreh ai për dëmtimin e fundit. “Ai do të rikthehet. Por sigurisht që është shumë e hidhur me Botërorin që po afrohet këtë verë. Vetëm mund t’i mbajmë gishtat e kryqëzuar që të rikthehet dhe të arrijë sërish formën e tij”.