Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), u dërgoi mbrëmjen e martës një mesazh deputetëve të mazhorancës. Në mesazh, ai i njofton për mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së në orën 9:00 të së mërkurës në Sallën e Seancave të Kuvendit.
Mesazhi i plotë i Ballës është si vijon: «Mirëmbrëma. Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër.»
Në të njëjtën ditë, Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare ku në rendin e ditës është çështja e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Opozita ka paralajmëruar një protestë jashtë ambienteve të Kuvendit, e cila pritet të pengojë lëvizjen përpara godinës.
Deputetët e PS-së janë ftuar të hyjnë nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani për të shmangur pengesat e mundshme nga protesta.