Lamine Yamal do të jetë jashtë fushave për Barcelonën deri në fund të sezonit, pas konfirmimit të lëndimit në muskulin biceps femoris të këmbës së majtë.
Testet e kryera të enjten konfirmuan çarjen në hamstring, të pësuar gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigos të mërkurën mbrëma. Sulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 nga penalltia, por menjëherë pas ekzekutimit tregoi shenja shqetësimi, u shtri në fushë dhe u largua i ndihmuar nga stafi mjekësor.
Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, lojtari do të ndjekë një plan trajtimi konservativ dhe pritet të mungojë rreth 5-6 javë. Kjo do ta lërë atë jashtë 6 ndeshjeve të mbetura të La Ligas: ndaj Getafes, Osasunës, Real Madridit, Alavesit, Betisit dhe Valencias.
Barcelona mban avantazh 9 pikësh ndaj Real Madridit në garën për titullin, me 6 ndeshje të mbetura. Në 45 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, Yamal ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 18 asistime.
Lëndimi nuk rrezikon pjesëmarrjen e tij me Spanjën në Kupën e Botës. Ndeshja e parë e spanjollëve është më 15 qershor në Atlantë ndaj Kepit të Gjelbër. Sipas këtij afati, Yamal pritet të rikthehet rreth dy javë para këtij dueli.
Përditësime
Pedro Luis Ripoll, specialist i lëndimeve, vlerëson gjasa të vogla për rikthimin e plotë të Lamine Yamalit në ndeshjen hapëse të Spanjës kundër Cape Verde në Atlanta.
Ripoll shpjegon se periudha 5-6 javësh shërben për stërvitje, jo ndeshje. Yamal mund të luajë ndaj Arabisë Saudite më 21 qershor dhe Urugwajit më 27 qershor.
Rreziku i rikthimit të dëmit arrin ~30%, më i lartë për lojtarët e Barcelonës këtë sezon.
Ripoll përmend shembullin e Raphinhës: dy dëmtime në muskujt e kofshës plus rikthim.
Yamal u shpreh i zhgënjyer nga dëmtimi. Rikthim i pritshëm rreth 6 qershorit.