Bayern Munich zë vendin e dytë në grupin e tij në Champions League dhe është i kualifikuar bindshëm për në fazën me eliminim direkt. Sonte zhvillohet ndeshja e fundit e fazës së grupeve në formatin e ri, kundër PSV Eindhoven.
Edhe pse rezultati nuk ndikon në kualifikim, trajneri Vincent Kompany ka qenë i prerë se skuadra nuk do ta trajtojë sfidën si formalitet. "Nuk do t’i bëjmë lëshime askujt. Jemi në një situatë ku kemi pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion, vetëm disa lojtarë ende duhet të integrohen pas rikthimit", u shpreh tekniku belg.
Kompany theksoi se menaxhimi i minutave do të jetë i kujdesshëm, por pa ulur nivelin e performancës. "Kemi edhe lojtarë që kanë luajtur shumë minuta. I njohim cilësitë e PSV-së, prandaj nuk mund të paraqitemi dhe të luajmë me këdo. Ne kemi besim te grupi. Besojmë te ata që do të nisin titullarë dhe nëse vendosim që dikush të fillojë nga stoli, do të jetë vetëm për mungëse freskie", shtoi ai.