Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka shkuar në shtëpi prej tre ditësh. Këtë e mbështet në një mesazh nga komshia e saj, e cila shpreh shqetësim.
Berisha tha se shumë zyrtarë të lartë janë arratisur, duke përmendur si shembull Agaçi-n dhe duke pretenduar se dhjetëra të tjerë kanë ikur "si minjtë". Ai nuk e konfirmoi arratisjen e Balluku-së, por theksoi shqetësimin e komshisë.
Kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të bllokojë provizorisht pasaportat e të gjithë zyrtarëve që kanë dosje në këtë prokurori. "Kudo që të shkojnë, do t'i gjejnë", u shpreh ai.
Berisha u ndal edhe te protesta e sotme, e cila sipas tij do të sjellë "pranverën e re" dhe përmbysjen e qeverisë. Ai ftoi qytetarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër asaj që e quajti "kjo të keqe që po shteron kombin tonë dhe po shkatërron Shqipërinë".