Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti foltoren e radhës me mbështetësit në Durrës më 3 mars 2026. Gjatë fjalimit, ai u ndal te ekzekutimi i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, nga raketat amerikane dhe izraelite.
Berisha theksoi se Edi Rama nuk shqiptoi asnjë fjalë për këtë ngjarje. Sipas tij, arsyeja është kompleksi i diktatorit. "3 mijë djem dhe vajza vrau Ajatollah Khomeini para një muaji. Nuk tha një fjalë të vetme për ekzekutimin e tij. Pse nuk foli? Kompleksi i diktatorit. E ndjen në shpirt se është si ai diktator", deklaroi Berisha.
Ai akuzoi Ramën se synon ta kthejë Shqipërinë në çiflig të tij për ta vjedhur. "Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Do i përgjigjemi me zemërimin më të fuqishëm. Stina është e demokracisë, e demokratëve", shtoi ai.
Berisha shprehu mirënjohje ndaj aleatëve perëndimorë që kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare. Ai përmendi miq që kanë thënë se, nëse mbron Belindën, nuk ka më punë me ta, si dhe gjermanët që kanë deklaruar se nuk pranojnë një qeveri mbi ligj për të vjedhur. "Sado të mbyllësh dyert e Europës, do të të mbyllim në qeli, Edi Rama. Do shkosh në burg", përfundoi ai.