Pas rezultateve të shënuara në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit 2026, Besnik Osmani është larguar nga pozita e drejtuesit të degës së LDK-së në Fushë Kosovë. Informacioni është konfirmuar nga asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal, Ali Topalli.
Sipas Topallit, vendimi i Osmanit është ndikuar nga performanca e dobët zgjedhore e partisë dhe nevoja për ndryshime të brendshme. "Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK", deklaroi Topalli.
Besnik Osmani, i cili ishte kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet lokale të fundvitit të kaluar, deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me dorëheqjen e tij. Kjo zhvillim pason humbjen e komunës, e cila historikisht konsiderohej bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.