Mediat shqiptare raportojnë për çmimin e biletave për ndeshjen Kosovë-Turqi në stadiumin Fadil Vokrri.
Gazetari i sportit Ervin Baku, i ftuar në emisionin Skaner, foli për interesin e madh të tifozëve për ta ndjekur ndeshjen nga stadiumi Fadil Vokrri. Ai deklaroi se çmimi në tregun e zi ka arritur deri në 5700 euro.
Gazeta Tema shkruan se një çmim i tillë s’është dëgjuar më parë në Evropë e më gjerë. Këto raportime reflektojnë interesin e shtuar për përfaqësuesen kosovare.