Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AKU) ka bllokuar pesë ngarkesa misër blegtoral për kafshë këtë të martë, për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1.
Katër nga ngarkesat vinin nga Serbia dhe një nga Greqia. Ato u identifikuan nga drejtoritë rajonale të Shkodrës dhe Vlorës.
Sipas njoftimit të AKU-së, ngarkesat do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen. AKU ka njoftuar INFOSAN-in dhe RASSF-in për të komunikuar me autoritetet serbe dhe greke.