Hyrja në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë-Kosovë do të bllokohet përkohësisht për shkak të punimeve për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese, njoftoi Komuna e Fushë-Kosovës më 3 nëntor. Dalja nga qendra do të vazhdojë të funksionojë normalisht.
Në njoftimin e komunës thuhet se bllokimi bëhet në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës. Qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u është kërkuar të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.
Komuna ka kërkuar gjithashtu mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve.