Armando Broja është drejt rikthimit në fushë pas një muaji mungesë për shkak dëmtimi te Bërnli në Premier Ligë.
Trajneri Skot Parker dha informacionin e fundit pas stërvitjes: «Armando është duke u stërvitur përsëri, por vetëm me stërvitje të lehtë. Është në rrugën e duhur. Do të shohim ku do të jemi përsëri në fundjavë».
Fillimisht raportohej se mungesa ishte vendim teknik i trajnerit në shkurt, por më pas u konfirmua se dëmtimi e mban jashtë disa ndeshjesh.
Rikthimi në fushë pritet më 21 mars, në transfertën me Fulhamin. Kjo e bën Brojën gati për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë.
Në qendër të sulmit, kuqezinjtë përballen me probleme të tjera. Rei Manaj dhe Mirlind Daku qëndrojnë të dëmtuar së fundmi.