Vendimi i Byrosë së Kuvendit u mor pas shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga dy deputetët e opozitës, të cilët kishin kundërshtuar sanksionet për shkelje të rregullores së institucionit.
Gjatë procesit të votimit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, abstenoi. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, mbështeti ankimimet e kolegëve të tij, duke votuar në favor të tyre. Ndërkohë, kundër rrëzimit të ankimimeve votuan anëtarët e tjerë të Byrosë:
• Blendi Klosi
• Saimir Hasalla
• Fatmir Xhafaj
• Ogerta Manastirliu
• Klodiana Spahiu
Ky vendim konfirmon masat disiplinore të marra nga Sekretariati i Etikës, duke i lënë ato në fuqi për deputetët Flamur Noka dhe Elda Hoti.