Qeveria e Çekisë po shqyrton ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç, për shkak të shqetësimeve për ndikimin e platformave online te të rinjtë.
Sipas mediave lokale, kryeministri Andrej Babis deklaroi se qeveria po e shqyrton seriozisht një veprim të tillë, duke ndjekur shembullin e Francës. Ai tha: "Unë jam në favor të një ndalimi, sepse ekspertët që njoh thonë se është jashtëzakonisht i dëmshëm. Duhet të bëjmë diçka për të mbrojtur fëmijët tanë".
Zëvendëskryeministri Karel Havlicek tha se qeveria ka filluar konsultimet me ekspertë dhe operatorë të telekomunikacionit për zbatimin e një ndalimi të mundshëm. Ai shtoi se legjislacioni mund të propozohet më vonë këtë vit dhe deklaroi në një debat në CNN Prima News: "Ne definitivisht nuk do ta zvarritim këtë dhe do të donim të propozonim një ndalim që këtë vit. Nuk ka kohë për të humbur. Rrjetet sociale po shkatërrojnë jetën e fëmijëve; po fillon të bëhet një murtajë".
Kjo nismë vjen në një kohë kur vende të tjera kanë kufizuar aksesin e fëmijëve në mediat sociale:
- Australia ndaloi aksesin për fëmijët nën 16-vjeç dhjetorin e kaluar.
- Franca miratoi një ligj muajin e kaluar që ndalon përdorimin për ata nën 15-vjeç.