Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. Përmes një deklarate zyrtare, institucioni sqaroi se trafiku tregtar në këtë zonë strategjike jo vetëm që vazhdon, por është në rritje.
Sipas të dhënave të publikuara nga CENTCOM, gjatë ditës së sotme përmes ngushticës kanë kaluar 55 anije tregtare, të cilat kanë transportuar sasi të konsiderueshme mallrash dhe më shumë se 17 milionë fuçi nafte drejt tregjeve ndërkombëtare. Forcat amerikane theksuan se mbeten të pranishme dhe në gatishmëri të plotë për të garantuar lirinë e lundrimit dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në rajon.
Ky reagim pason njoftimet e autoriteteve iraniane, të cilat deklaruan mbylljen e kësaj rruge detare, duke e ndërlidhur veprimin me ato që i cilësuan si "veprime kriminale" të Izraelit në Liban dhe me shkelje të armëpushimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara. Ngushtica e Hormuzit vlerësohet si një ndër arteriet më të rëndësishme për energjinë globale, pasi nëpërmjet saj kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve të naftës, çka e bën çdo tension në këtë zonë vendimtar për tregjet ndërkombëtare.
Përditësime
Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka urdhëruar ndalimin e lejeve të kalimit për anijet në Ngushticën e Hormuzit. Teherani ka sfiduar hapur qëndrimin e CENTCOM-it, duke injoruar thirrjet e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për ruajtjen e lundrimit të lirë në këtë zonë.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, njoftoi se 67 anije kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit. Në përgjigje të tensioneve, ushtria amerikane ka krijuar një korridor alternativ lundrimi në jug të ngushticës, duke siguruar shoqërim të drejtpërdrejtë për anijet tregtare që përdorin këtë itinerar.
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, raportoi se 67 anije kanë kaluar përmes ngushticës gjatë 24 orëve të fundit. Për të garantuar lundrimin, SHBA ka zyrtarizuar një korridor alternativ në jug të zonës, ku forcat amerikane po ofrojnë shoqërim të drejtpërdrejtë për anijet tregtare. Megjithatë, kompanitë e transportit detar mbeten të shqetësuara për sigurinë në rajon.