Gjatë protestës së Partisë Demokratike më 8 maj 2026 në Tiranë, deputeti Bledion Nallbati u përplas fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kishin krijuar kordon për të bllokuar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
Nallbati shtyu një efektiv dhe i tha: «Kujdes po të them, kujdes se një ditë do të të zbulohet maska, hape rrugën». Ai deklaroi se do të rrinte aty dhe se Tirana nuk i përkiste Edi Ramës apo policisë, por popullit.
Një qytetare në protestë iu drejtua policisë: «O gangster me uniformë… Shqiptar je dhe ti… Ke uniformën sot, po nesër ku do të shkosh?». Ajo theksoi se Tirana është e popullit dhe se ata mund të rrinë ku të duan.
Policia u përplas me protestuesit dhe hodhi ujë me presion ndaj tyre. Sulmet me ujë nuk kursyen as kreun e PD-së, Sali Berisha, të cilin e goditën disa herë.