Football Benchmark ka publikuar përditësimin tremujor të vlerave të lojtarëve më të vlefshëm në botë më 5 mars 2026.
Ky raport tregon zhvillime të reja në renditjen globale. Rritja e Yamal duket e pandalshme, ndërsa Vinicius Junior po i humb pozicionet e para pothuajse në mënyrë të pashpjegueshme. Lojtarë nga Serie A, si Pio Esposito dhe Nico Paz, kanë regjistruar rritje rekord në vlerë nga dhjetori 2025 deri tani.
Lista e dhjetë lojtarëve me vlerën më të lartë dhe rritjen më të madhe është si vijon:
• Yan Diomande (Leipzig, vlerë aktuale 50.9 milionë euro): +37.8 milionë euro
• Marc Guehi (Man City, 60 milionë euro): +31.9 milionë euro
• Pio Esposito (Inter, 50.5 milionë euro): +27.7 milionë euro
• Alvaro Carreras (Real Madrid, 67.1 milionë euro): +21.8 milionë euro
• Fermin Lopez (Barcelona, 75.6 milionë euro): +20.6 milionë euro
• Rayan Cherki (Man City, 78.6 milionë euro): +19.4 milionë euro
• Said El Mala (Këln, 34 milionë euro): +19.4 milionë euro
• Nico Paz (Como, 73.9 milionë euro): +16.2 milionë euro
• Luis Diaz (Bayern Mynih, 81.8 milionë euro): +15.5 milionë euro
• Rayan (Bournemouth, 37.1 milionë euro): +14.7 milionë euro