Dijon Kameri ka shënuar golin e tij të dytë në kampionatin elitar polak Ekstraklasa.
Të dielën, në xhiron e 29-të, mesfushori 21-vjeçar realizoi për Cracovia në ndeshjen kundër Raków, por skuadra e tij humbi me rezultat 4-1 në transfertë. Kameri shënoi në minutën 50-të, duke ngushtuar rezultatin në 2-1, dhe u zëvendësua 12 minuta më vonë.
Në këtë edicion, ai ka 2 gola dhe 1 asist. Cracovia vazhdon luftën për mbijetesë në elitë me 37 pikë në tabelë. Lojtari ka edhe dy vite kontratë me klubin polak.