Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët mbi dokumentet e identifikimit që mund të përdorin në qendrat e votimit.
Sipas njoftimit zyrtar, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, votuesit duhet të posedojnë njërin nga dokumentet e vlefshme të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Kosovës:
• Letërnjoftim
• Pasaportë
• Leje vozitje
KQZ-ja thekson se mjafton paraqitja e njërit prej këtyre dokumenteve për të ushtruar të drejtën e votës në procesin zgjedhor që zhvillohet nesër.