Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, e cila konstituohet sot, përfaqëson një mundësi për ndryshime të rëndësishme për vendin. Gjatë prononcimeve të saj para seancës, ajo e cilësoi këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Gërvalla-Schwarz shprehu optimizmin se kjo legjislaturë do të shërbejë si bazë për avancimin e proceseve institucionale, me fokus të veçantë te zhvillimi ekonomik dhe reforma e thellë në fushën e drejtësisë. Sipas saj, institucionet duhet të punojnë për të tejkaluar situatën aktuale, për të cilën ajo u shpreh se nuk gëzon mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për të zyrtarizuar përbërjen e re të legjislaturës së XI-të. Lidhur me çështjen e statusit të saj si ministre në detyrë dhe deputete e zgjedhur, Gërvalla-Schwarz nuk ka ofruar detaje apo përgjigje konkrete mbi dorëheqjen nga posti ekzekutiv para betimit si deputete.