Dy ngjarje tragjike kanë ndodhur në rrugët e Gjermanisë gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar humbjen e jetës së tre personave.
Aksidenti në Hessen
Të mërkurën, rreth orës 13:15, në rrugën L3185 pranë Ober-Lais (Nidda), një automjet tip Mazda CX-5, në të cilin ndodheshin tetë adoleshentë të moshës 14 dhe 15-vjeçare, u përplas frontalisht me mjete pune. Si pasojë, humbën jetën drejtuesi 15-vjeçar dhe një pasagjere 14-vjeçare. Adoleshentët e tjerë dhe dy punëtorë të përfshirë në përplasje pësuan lëndime, por nuk janë në rrezik për jetën. Hetimet paraprake tregojnë se mjeti i përkiste babait të 15-vjeçarit, i cili nuk kishte përvojë në drejtimin e makinës.
Aksidenti në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore
Në një rast tjetër, të enjten në mbrëmje, një 29-vjeçar humbi jetën në rrugën rajonale VG 22, midis qyteteve Pritzwald dhe Rubenow. Drejtuesi, i cili udhëtonte i vetëm me një mjet VW Atlas, humbi kontrollin në një kthesë, doli nga rruga dhe u përplas me forcë me disa pemë. Goditja ishte aq e fuqishme sa automjeti prej dy tonësh u copëtua dhe pjesë të tij morën flakë. Dëmi material është vlerësuar në rreth 60,000 euro, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të saktë.