Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga qyteti i Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë për vrasjen e Indrit Mustafaj, 26 vjeç, shqiptar.
Gjatë një grabitjeje të dhunshme në apartamentin e një gruaje, autorët plagosën rëndë atë dhe shqiptarin që ndodhej me të. Mustafaj tentoi të fshihej në një cep të dhomës, por u godit me hanxhar dhe mbeti i vdekur.
Gjykata vendosi për të dy autorët burgim të përjetshëm, me detyrim për të kaluar të paktën 29 vjet pas hekurave.
Viktima kishte udhëtuar i vetëm nga Shqipëria në Angli për të gjetur punë dhe për të mbështetur familjen e tij, pasi i ati ishte i sëmurë. Ai synonte të dërgonte para babait, nënës dhe dy motrave.