Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 15:00, në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, mes një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka deklaruar: «Sot rreth orës 15:00, në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë marrë trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore».
Mediumi lokal Syri Vizion ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.