Edi Paloka, deputet i Partisë Demokratike, në intervistën e dhënë në emisionin „Kjo Javë” të Ora News, deklaroi se është pro bashkimit të PD me gjithë frontin opozitar për të rrëzuar Edi Ramën.
Ai theksoi se nuk bashkëpunon me ata që, sipas tij, bëjnë lojën e Edi Ramës për të dëmtuar opozitën. Paloka shprehu rezerva ndaj Agron Shehajt, kryetar i Partisë Mundësia, i cili kishte kërkuar një kandidat të vetëm për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale. PD pranoi duke propozuar një kandidat jashtë partisë, por Shehaj tani ka dalë me variante të reja.
Paloka e quajti këtë "rritje të mendjes" nga Shehaj dhe partitë e vogla, të cilat ushqejnë ambicie për pushtet për shkak të frymës se Edi Rama do të largohet shpejt drejt një poste të rëndësishëm jashtë vendit. "Në fakt kjo është fatkeqësia, ndërkohë që ti i kërkon bashkim i shtrin dorën partive të opozitës, këtu ose dikujt i rritet mendja", tha ai.
Sa i përket zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike, Paloka tha se propozimet e tij në shumicën e rasteve nuk janë pranuar, por ai ka vendosur të qëndrojë dhe jo të largohet. Ai është përpjekur për bashkimin e PD dhe opozitës, duke theksuar se Partia Demokratike ka bërë më shumë se sa i takon si forcë më e madhe opozitare.