Skuadra e Egnatias zhvillon sot përballjen vendimtare ndaj norvegjezëve të Lillestrom në “Åråsen Stadion”. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë të luajtur në Rrogozhinë, gjithçka mbetet e hapur për fatin e këtij kualifikimi. Trajneri Nevil Dede ka bërë ndryshime në formacionin titullar, ku Ndreca e nis si titullar në vend të Jagos.
Lojtarët si Albano Aleksi, Eljon Sota, Eneo Bitri dhe Ildi Gruda kanë kërkuar mbështetje nga tifozët shqiptarë për këtë sfidë vendimtare. Një sukses në këtë përballje do t’i garantonte ekipit pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Europa League, pasi pjesëmarrja në fazën e grupeve të UEFA Conference League është tashmë e siguruar.
Sipas raportimeve nga fusha, Egnatia ka kaluar në avantazh me një gol të shënuar nga mbrojtësi Eljon Sota në minutën e 33-të. Ndërkohë, vëmendja e futbollit shqiptar është edhe te Dinamo, e cila përballet në të njëjtën orë me qipriotët e Pafos në ndeshjen e kthimit të play-off-it të UEFA Conference League, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.